Berkan Hamza
Gjyqtar - Dega në Rahovec
Berkan Hamza është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec. Gjyqtari Hamza ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 30 qershor 2009, ndërsa studimet post-diplomike master i ka përfunduar më 9 nëntor 2012. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2018.
Në nëntor të vitit 2008 u punësua në Elkos SHPK me seli në Pejë, ku deri në gusht të vitit 2009 ka ushtruar detyrën e menaxherit të qendrës së ETC-së në Rahovec. Nga muaji shkurt i vitit 2010 e deri në muajin gusht të vitit 2011, ka punuar si menaxher i stafit të shitjes në kompaninë Belkos SHPK me seli në Prizren. Gjatë periudhës kohore prej muajit prill 2013 e deri në muajin mars të vitit 2014, ka punuar si avokat-praktikant i regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës. Nga muaji prill i vitit 2014 e deri në muajin nëntor të vitit 2020, ka punuar si sekretar i Shkollës së Mesme të Lartë \\\"Xhelal Hajda - Toni\\\" në Rahovec. Nga muaji dhjetor i vitit 2020 e deri në qershor të vitit 2022, ka punuar si avokat i regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës.
Më 8 korrik 2022 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, të cilën pozitë e mbanë ende.