Fëllanza Knushaj
Gjyqtare - Gjykata Themelore Gjakovë
Fëllanza Knushaj, është gjyqtare e Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Gjyqtarja Knushaj është nga fshati Dujakë, komuna e Gjakovës. Studimet themelore i ka filluar në vitin 2008 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë dhe i ka përfunduar në shtator të vitit 2012. Pas përfundimit të studimeve, rrugëtimin e saj profesional e ka filluar duke u angazhuar në Effective Role of Law - United States Agency for International Development (USAID) si “Bashkëpunëtore e Ekipit për Zvogëlimin e Lëndëve të Vjetra”, në Gjykatën Themelore në Gjakovë në gusht 2014 deri në korrik 2015. Më pastaj nga viti 2016 e deri në vitin 2018 është angazhuar si Zyrtare Ligjore në Organizatën Joqeveritare Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore. Gjatë kësaj kohe, me 30 qershor 2017 përfundoi edhe provimin e Jurisprudencës. Gjyqtarja Knushaj, angazhimin e saj profesional e vazhdoi edhe në pozitën si “Zyrtare e Lartë për Bashkëpunim Profesional” në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga janari i vitit 2019, deri në korrik të vitit 2022, kur është dekretuar Gjyqtare e Republikës së Kosovës në Gjykatën Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, e cila do të trajtojë lëndët nga lëmia civile.