Samedin Cena
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Samedin Cena, është gjyqtar i Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Gjyqtari Cena ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në korrik 2013, ndërsa studimet post-diplomike master Drejtimi Penal, i ka përfunduar në dhjetor 2018.
Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2015.Praktikën profesionale një vjeçare e ka përfunduar përmes Odës së Avokatëve të Kosovës.
Nga nëntori i vitit 2013 deri në vitin 2016, ka ushtruar pozitën e bashkëpunëtorit profesional në zyrën për shërbime juridike “Invicta L.L.C” në Prishtinë.
Ndërsa nga data 25.03.2016 e deri në dekretim si gjyqtar, e ka ushtruar profesionin e avokatit, deri në korrik të vitit 2022, ku është dekretuar Gjyqtar i Republikës së Kosovës në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, i cili do të trajtojë lëndë nga lëmia penale.