Durim Balaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Rrugëtimin për drejtësi, gjyqtari Durim Balaj e filloi në vitin 2010, duke regjistruar studimet themelore në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, të cilat i ka përfunduar në vitin 2014.
Pas përfundimit të studimeve themelore, gjyqtari Balaj në vitin 2014 ka regjistruar studimet post diplomike (master) duke vijuar drejtimin Civil-juridik, të cilat i ka përfunduar në vitin 2017, duke mbrojtur temën “Pronësia e përbashkët dhe bashkëpronësia – ngjashmëritë dhe dallimet në aspekte krahasimore me disa legjislacione”.
Ndërkaq, rrugëtimin profesional gjyqtari Balaj e filloi me praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Prishtinë në vitin 2014, ku pas përfundimit të praktikës profesionale, përfundoi edhe provimin e Jurisprudencës në mars të vitit 2016.
Nga viti 2016 e deri në vitin 2019, ka punuar si Zyrtar Ligjor për reduktimin e lëndëve të grumbulluara dhe parandalimin e grumbullimit të lëndëve, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i angazhuar nga Kosovo Legal Services Company (KLSC), nënkontraktuese e organizatës ndërkombëtare USAID dhe Programit JSSP.
Nga janari i vitit 2019, është angazhuar në pozitën Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga data 18 janar 2021 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm, ku do të trajtoi lëndët nga lëmia civile.