Mirjeta Shala
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Mirjeta Shala është gjyqtare e Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Gjyqtarja Shala është e lindur në fshatin Cërmjan, komuna e Gjakovës. Studimet themelore i filloi në vitin 2008 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, dhe i përfundoi në korrik të vitit 2012.
Pas përfundimit të studimeve, Mirjeta Shala filloi praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Gjakovë në dhjetor të 2013-së. Rrugëtimin profesional e vazhdoi duke u angazhuar nga Effective Role of Law - United States Agency for International Development (USAID) si “Bashkëpunëtore e Ekipit për Zvogëlimin e Lëndëve të Vjetra”, në Gjykatën Themelore në Gjakovë deri në fund të korrikut të vitit 2015.
Me 3 nëntor të vitit 2015 u angazhua si Zyrtare Ligjore, fillimisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomik, e punësuar nga Programi i USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE), ndërsa në shtator të vitit 2016 ka vazhduar në Gjykatën e Apelit të Kosovës deri në korrik të viti 2018. Gjatë kësaj kohe me 30 qershor 2017 përfundoi edhe provimin e Jurisprudencës.
Gjyqtarja Shala, angazhimin e saj profesional e vazhdoi edhe në pozitën “Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional” në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga janari i vitit 2019, deri në janar të vitit 2021, kur u emëruar Gjyqtare e Republikës së Kosovës në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm, e cila do të trajtoi lëndët nga lëmia civile.