Ilir Rashkaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjakovë
Gjyqtari Rashkaj ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës Fakulteti Juridik në vitin 2003, kurse provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2008. Në vitin 2004 - 2005 ka kryer praktiken në Gjykatën Komunale në Prizren, ndërsa ne vitin 2009 deri ne vitin 2011, ka punuar në Gjykatën Komunale në Prizren, si referent i përmbarimit civil, po ashtu në të njëjtën Gjykatë nga viti 2011 e deri në muajin gusht të vitit 2012, ka punuar si Bashkëpunëtorë Profesional. Gjate vitit 2011, e ka kryer edhe trajnimin për Gjyqtar dhe Prokuror në IGJK - Prishtinë ( Gjenerate e 3-te ). Me 28 gusht 2012, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje ku edhe ka punuar deri me 30 maj 2013, e më pas është transferua në Gjykatën Themelore në Gjakovë Dega Rahovec, në Departamentin e Përgjithshëm – Divicioni Penal. Në vitin 2015 gjyqtari Rashkaj, nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ka fituar bursë si gjyqtar me mandat të përhershëm, për të studiuar në programin LLM të Universitetit Wake Forest në North Carolina të SHBA-ve. Pas përfundimit të mastarit në vitin 2016, nga tetori i vitit 2021, është emëruar gjyqtar mbikëqyrës i Degës në Rahovec. Nga marsi i 2022, gjyqtari Rashkaj është avancuar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku njëkohësisht është edhe udhëheqës i këtij Departamenti.