Nikollë Komani
Kryetar - Gjykata Themelore Gjakovë
Nikollë Komani, është gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Gjyqtari ka diplomuar në vitin 2002 në UP-Fakulteti Juridik në Prishtinë . Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007. Nga viti 2002 e deri në vitin 2003, ka qenë praktikant në zyrën e avokatit, ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2010, ka qenë i punësuar në Kuvendin Komunal në Gjakovë, si zyrtar dhe udhëheqës i personelit. Në vitin 2009-2010, ka ndjekur arsimin fillestar-ligjor për gjyqtar në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Në vitin 2010, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjakovë, në lëmine penale. Në vitin 2013, është emëruar gjyqtarë në Gjykatën Themelore Gjakovë, në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal, ndërsa nga viti 2014, është caktuar gjyqtarë në Departamentin e Krimeve të Rënda, si dhe nga viti 2013, është caktuar si zëvendës kryetar i Gjykatës Themelore Gjakovë.