Sistemi gjyqësor i Kosovës ekziston për t’i shërbyer interesit të publikut. Sistemi gjyqësor i Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
Gjykata Themelore e Gjakovës. është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Gjakovës . ka dy degë në: Malishevë dhe në Rahovec. Gjykata Themelore e Gjakovës dhe dy degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Gjakova ku përfshihen 168 (Njëqind e gjashtëdhjetë e tetë) fshatra.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Gjakovës dhe dy degët e saj merrem me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
INFORMACION I RËNDËSISHËM: Degët e gjykatës në Rahovec dhe Malisheve merren vetëm me rastet që janë kompetencë e Departamentit të Përgjithshëm. Rastet që janë kompetencë e dy Departamenteve të tjera zgjidhen në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Gjykata Themelore në Gjakovë është selia kryesore e Rajonit Gjyqësor të Gjakovës e cila mbulon territorin e komunave të:
-Gjakova
-Malisheve
-Rahovec
Degët e gjykatës shërbejë si një nënndarje gjeografike e Gjykatës Themelore dhe janë të vendosura në Rahovec dhe Malisheve. Komuna e Malishevës shërbehen nga ana e Degës së Malishevës ndërsa komuna e Rahovec-it shërbehen nga Dega në Rahovec-it. Komuna Gjakovës shërbehet me degën e vet, kurse komuna e Gjakovës shërbehen nga Gjykata Themelore në Gjakovë.