Në ditën e parë të praktikës së tyre një vjeçare, njëzet e pesë (25) praktikantë të përzgjedhur janë pritur nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës dhe nga stafi i kësaj gjykate.
Në ditën e parë të praktikës së tyre një vjeçare, njëzet e pesë (25) praktikantë të përzgjedhur janë pritur nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Vaton Durguti dhe nga stafi i kësaj gjykate.
Gjatë takimit, ata janë njoftuar se gjatë praktikës në gjykatë do të angazhohen nëpër departamente të ndryshme në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga përvoja që fitohet gjatë periudhës së praktikës,“…këtë kohë në gjykatë ta shfrytëzoni për të përfituar sa më shumë nga praktika”, tha Durguti.
Të gjithë praktikantët do të angazhohen nëpër divizione të ndryshme në gjykatë duke pasur mundësi të njihen me punën e gjykatës për të marrë përvoja të reja gjatë një viti, “Këto përvoja do t’ju shërbejnë në fushën profesionale. Si praktikant ju do të keni mundësi të merrni pjesë në seancat qe mbahen ne gjykatë, ku ju sigurohet një punë praktike e suksesshme”, tha kryetari Durguti.
Njëzet e pesë (25) praktikantët e Gjykatës Themelore të Gjakovës do të mbajnë praktikë pranë kësaj gjykate deri në shkurt të vitit 2020.