Sot me datë 10.08.2018, është vazhduar dhe përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit kundër pandehurit P.N. nga fshati Bitesh, Komuna e Gjakovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë, nga neni 179, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 dhe 1.11, të KPRK-së dhe veprës penale mbajtje në pronësi dhe kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPRK-së, me që rast është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore Gjakovë dhe Gjyqtari i Procedurës Paraprake me Aktvendimin PPr.Kr.nr.43/18 të datës 10.08.2018, i ka caktuar paraburgimin të pandehurit P.N. në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

.
Gjykata Themelore Gjakovë