1 vit e 6 muaj burgim ndaj të pandehurit H.H. për ngacmim seksual

1 vit e 6 muaj burgim ndaj të pandehurit H.H. për ngacmim seksual

Gjakovë, 31 mars 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.H., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për vepër penale “Ngacmimi Seksual”, e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit fillestarë ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj.

I pandehuri H.H., akuzohet se me datë 08 mars 2023 rreth orës 15:00 minuta, në Rr. “Fan S. Noli” në Gjakovë, “… me dashje ngacmon seksualisht personat të cilat janë të ndjeshme për shkak të moshës së tyre, me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarave fëmijëve .., .., .., në atë mënyrë që deri sa të dëmtuarat ishin duke ecur në këmbë, në një moment e shohin të pandehurin, i cili ishte i zhveshur dhe bën me gjeste duke ekspozuar organin gjenital në drejtim të dëmtuarave, të gjendur në këtë situatë të dëmtuarat ndërrojnë rrugën, por i pandehuri vishet dhe niset në drejtim të tyre dhe ju drejtohet me fjalën “përshëndetje”, më pas të dëmtuarat të frikësuara kërkojnë ndihmën e një kalimtari të rastit, ku me të parë kalimtarin e rastit i pandehuri largohet me vrap nga aty, ashtu që me këto veprime i pandehuri tek të dëmtuarat ka shkaktuar cenimin e dinjitetit dhe ka krijuar një mjedis frikësues”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.