Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurve D. K. dhe L. M., për vepër penale të vrasjes të ngelur në tentativë

Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurve D. K. dhe L. M., për vepër penale të vrasjes të ngelur në tentativë

Gjakovë, 3 mars 2022 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë
Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve D. K.,
dhe L. M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të vrasjes të ngelur në
tentativë.

“Me datën 09 mars 2022, në Gjakovë, i pandehuri D. K., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin B. M., ku pas një mosmarrëveshje i pandehuri gjuan disa herë me armë në drejtim të dëmtuarit B. M., ku si pasojë e lëndimeve i dëmtuari rrëzohet në tokë, më pas dërgohet në emergjencën e spitalit në Gjakovë, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor”.


Ndërsa, “i pandehuri L. M., në kohë dhe vend të njëjtë, me dashje ka tentuar të privoje nga jeta, të dëmtuarin D. K. I pandehuri L. M., i cili ka qenë brenda në zyrën e kompanisë së të dëmtuarit B.M., pasi dëgjon të shtëna, del jashtë ku e vëren të dëmtuarin të rrëzuar në gjunjë, i pandehuri hyn brenda e merr armën, me të cilën gjuan në drejtim të dëmtuarit D. K., duke e qëlluar në këmbë, ku më pas largohen nga vendi i ngjarjes”.


Me këto veprime të pandehurit D. K. dhe L. M., dyshohen të kenë kryer veprën penale “Vrasja” në tentativë dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.


Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës