Vërtetohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, për hedhjen e kërkesës për rishikimin e procedurës ndaj të dënuarit T. V., për veprën penale të grabitjes në tentativë.

Vërtetohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, për hedhjen e kërkesës për rishikimin e procedurës ndaj të dënuarit T. V., për veprën penale të grabitjes në tentativë.

Gjakovë 10 shkurt 2022- Për hire të opinionit publik dhe të interesimit të madhe të mediave, të cilat e kanë trajtuar rastin e të dënuarit T. V., i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me tri (3) vjet e gjashtë 6 muaj burgim dhe gjashtëqind (600) euro gjobë, për veprën penale të grabitjes në tentativë, Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës Arbër Guta të të dënuarit T.V., duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, e cila kishte hedhur kërkesën për rishikimin e procedurës me pretendimet e mbrojtjes për prova të reja.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Gjykata Themelore e Gjakovës, ka vepruar drejtë kur ka refuzuar kërkesën për rishikim të procedurës ndaj të dënuarit T. V. me aktgjykim të formës së prerë, pasi që provat e prezantuara  në këtë kërkesë nuk pasqyrojnë një gjendje tjetër faktike, nuk është prezantuar ndonjë fakt apo provë e re e cila do të arsyetonte pafajësinë e personit të dënuar.

Në prill të vitit 2019 në filialin “R. C.”, i dënuari T. V. kishte kryer veprën penale të grabitjes në tentativë.

T. V., kishte hyrë brenda në objekt dhe personave A. S., P. H., R. M.-E., ju drejtohet me fjalët “qitni leket”, e më pas kishte bërë alarmi dhe i njëjti kishte ikur me armë në dorë.