Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurit Sh. P., për vepër penale të vrasjes së rëndë të ngelur në tentativë

Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurit Sh. P., për vepër penale të vrasjes së rëndë të ngelur në tentativë

Gjakovë, 21 dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit Sh. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të ngelur në tentativë.

“Me datën 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në banesën e ish bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja”.

Me këto veprime i pandehurit Sh. P., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” në tentativë, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.