Dakordohen për fuqizimin e bashkëpunimit

Dakordohen për fuqizimin e bashkëpunimit

Me mbështetjen e OSBE-së, nën projektin e tyre “Mbështetja e sistemit ligjor për të qenë gjithnjë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, Gjykata Themelore në Gjakovë ka organizuar një takim me akterët lokal të sistemit të drejtësisë, për të diskutuar rreth sfidave të pandemisë COVID 19 dhe për të rritur efikasitetin më tutje.

Kryetari Nikollë Komani, theksoi se komunikimi i çiltër mes institucioneve, është  rruga me e sigurt për të arritur rezultate kundër praktikave dhe fenomeneve të këqija.

Gjatë diskutimit, rreth aranzhimeve të punës që përcaktojnë marrëdhëniet bashkëpunuese mes autoriteteve të zbatimit të ligjit gjatë kohës së pandemisë, kryetari Komani tha:  “Kemi pasur pengesa në organizimin e gjykimeve sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, duke pasur parasysh numrin e vogël të sallave në këtë Gjykatë dhe sipërfaqen e tyre të vogël”. Pa çka ai falënderoi të gjithë institucionet që nuk janë bërë pengesë ndonëse jo çdo herë Gjykata Themelore në Gjakovë ka arritur të krijoj kushte sipas kërkesave të Institutit.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe përfaqësues nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Oda e Avokatëve dhe Policia Rajonale e Gjakovës. të cilët e pasqyruan këndvështrime dhe ide, se si mund të thellohet bashkëpunimi më tutje.