Gjykata Themelore në Gjakovë, është renditur e para për nga shkalla e kënaqshmërisë me shërbimet e gjykatës

Gjykata Themelore në Gjakovë, është renditur e para për nga shkalla e kënaqshmërisë me shërbimet e gjykatës

#AeDiniSe në bazë të një vlerësimi online të gjykatave, Gjykata Themelore në Gjakovë, është renditur e para për nga shkalla e kënaqshmërisë me shërbimet e gjykatës. Respodentët në këtë pyetësorë kanë vlerësuar përvojën e tyre që kanë pasur në gjykatë apo degët e saj.

Në grafikonin më poshtë paraqesim rezultatet e vlerësimit online nga faqet e gjykatave. Rezultati paraqet të gjitha përgjigjet e plotësuara nga të gjithë respondentët që janë përgjigjur “Pajtohem”, “ Pajtohem deri diku” dhe “Nuk pajtohem”, në pyetësorë në ueb faqen e gjykatës përkatëse.

Në linkun më poshtë mund të plotësoni një pyetësor të shkurtër dhe anonim ku mund te vlerësoni përvojën tuaj që keni pasur në Gjykatën Themelore në Gjakovë apo degët e saj. Plotësimi i këtij pyetësori me gjithsej 11 pyetje merr më pak se dy minuta. https://gjakove.gjyqesori-rks.org/vleresimi-online/?r=M&tabId=1

Kontributi juaj ndihmon gjykatën për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

Stafi i GJTHGJ-së ka për qëllim që t’ju shërbej dhe të jetë sa më afër nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.