Gjyqtari Ahmet Idrizaj, ka arritur moshën e pensionimit

Gjyqtari Ahmet Idrizaj, ka arritur moshën e pensionimit

Gjakovë – 28 maj 2021 – Gjyqtari Ahmet Idrizaj ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjakove- Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil.

Gjyqtari Idrizaj ka diplomuar ne Fakultetin Juridik Universiteti i Prishtinës  në vitin 1980. Provimin e Jurisprudencës e ka kryer në vitin 1983. Ka qenë praktikant në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Gjakovë deri më datë 01.06.1982, ndërsa në të njëjtin muaj dhe viti të njëjtë është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjakovë, ku ka punuar deri në vitin 1994. Po ashtu është zgjedhur Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjakovë, në muajin janar të vitit 2000, e pastaj ri-emëruar Gjyqtarë në të njëjtën Gjykatë, ku edhe punoi pa ndërprerë dhe ishte udhëheqës i Divizionit Civil.

Me këtë rast, kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Nikollë Komani, ka ndarë një mirënjohje për gjyqtarin Idrizaj, njëherësh ka falënderuar për kontributin e tij për sistemin e drejtësisë në vend