Gjykata Themelore e Gjakovës përmbyll vitin me 108% efikasitet ne raport me lëndët e pranuara dhe ato të zgjidhura

Gjykata Themelore e Gjakovës përmbyll vitin me 108% efikasitet ne raport me lëndët e pranuara dhe ato të zgjidhura

Gjakovë, 30 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Gjakovë gjatë periudhës kohore janar – dhjetor të vitit 2020, ka arritur të zgjidh një numër të konsiderueshëm të lëndëve, krahasuar me lëndët e pranuara, del të jetë numri më i madh i lëndëve të zgjidhura.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në takimin e kolegjiumit e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Gjakovës nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, z. Nikollë Komani, i cili ka theksuar se gjyqtarët i kanë dhënë një rëndësi të veçantë zgjidhjes së lëndëve të vjetra.

Në bazë të statistikave gjatë vitit janë pranuara 5282 lëndë, kemi arritur të zgjidhim 5705 lëndë, ndërsa në punë kanë mbetur edhe 9872 lëndë apo shprehur në përqindje 108 % efikasitet. Kjo tregon që numri i lëndëve po vazhdon të bie në Gjykatën tonë.

Situate e njëjtë është edhe në degët e saj në Rahovec dhe Malishevë. Gjykata Themelore në Gjakove, Dega Rahovec, ka arritur të zgjidh një numër të konsiderueshëm të lëndëve, krahasuar me lëndët e pranuara, nga 3363 lëndë të pranuara, ka arritur të zgjidh 4002 lëndë, apo shprehur në përqindje 119 % efikasitet.

Në anën tjetër, Dega në Malishevë nga 3646 lëndë të pranuara, ka arritur të zgjidh 3379 lëndë, apo shprehur në përqindje 92 % efikasitet.

Në këtë takim të fundviti, si shqetësim është paraqitur plotësimi i numrit të gjyqtarëve.“Këtë vit kemi të pensionuar një gjyqtar si dhe një avancim në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.” Tha Komani.

Gjykata Themelore e Gjakovës çdo ditë e më shumë po punon në rritjen e transparencës me mediat dhe publikun, gjatë këtyre 12 muajve janë arritur të publikohen 1707 aktgjykime në ueb faqen e gjykatës, apo 500 aktgjykime më shumë se vitin e kaluar dhe mbi 135 komunikime me media dhe organizata të ndryshme jo qeveritare përmes Zyrtarit për Informim dhe Monitorim të Mediave.