Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A.K. për lëndim të lehte trupor

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A.K. për lëndim të lehte trupor

Gjakovë, 10 prill 2019 – Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit A.K.. I pandehuri dyshohet se me datë 08 prill 2019, në banesën e tij në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje paraprake, A.K., i ka shkaktuar lëndime të lehta…

Gjakovë, 10 prill 2019 – Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit A.K..

I pandehuri dyshohet se me datë 08 prill 2019, në banesën e tij në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje paraprake, A.K., i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me grushte nëpër trup, lëndime këto të konstatuara nga raportet fillestare të mjekut, me ç’rast të dëmtuares M.P. është dashur të marr trajtim mjekësor.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri A.K. ka kryer dy vepra penale, lëndim i lehtë trupor, veper kjo e sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 08 prill 2019 dhe do të zgjasë deri më 08 maj 2019.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.