Aktgjykim Dënues Ndaj të Akuzuarit A.G. Për Vjedhje të Rëndë

Aktgjykim Dënues Ndaj të Akuzuarit A.G. Për Vjedhje të Rëndë

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore të Gjakovës i shqiptoi dënimin prej 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim efektiv të akuzuarit A.G., shtetas i Republikës së Shqipëris për një seri të vjedhjeve të rënda të kryera në objektet fetare në rajonin e Gjakovës.

I akuzuari A.G. është shpallur fajtor për tri vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe është dënuar me dënim unik, me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj ku në këtë dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17 shtator 2018.    

 

 

I akuzuari A.G. me datë 28 dhjetor 2016 në fshatin Duznje të Gjakovës, në objektin fetar tyrbja e “Babës Danë” me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm është futur me forcë duke përvetësuar një sasi të parave të cilat janë tubuar nga besimtarët (nezrat). I njëjti prap me datën 15 shtator 2018 në orët e vona pas mesnate është futur me forcë në tyrben e “Shejh Rama” dhe tyrbes së “Babës Danë”.

 

 

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.